Telegrafi

Princi i vogël vishet si dikur babai i tij (Foto)

Princi George përsëri mori vëmendjen e të gjithëve në Pallatin Buckingham, derisa motra e tij, princesha Charlotte, debutoi në ballkonin e pallatit gjatë paradës vjetore, “Trooping the Colour”.

Familja mbretërore është mbledhur për të shikuar ceremoninë fluturuese me aeroplanë si pjesë e festimit zyrtar të ditëlindjes së 90-të të Mbretëreshës.

Dhe, edhe njëherë mbreti i ardhshëm ka veshur një veshje që na kujton se babai i tij, Duka i Kembrixhit, ka një djalë, transmeton Koha.net.

Princi George kishte të veshur një këmishë të shkurtër të bardhë me qepje të kaltër dhe pantallona të shkurtër me ngjyrë të kaltër, njëjtë sikurse babai i tij në pagëzimin e xhaxhait të tij Princit Harry, në vitin 1984.

Në fotografinë e mësipërme, shihet Princi William duke zbavitur familjen e tij gjatë pozimit të një fotografie zyrtare në një ngjarje para 30 vjetëve.

Kjo nuk është hera e parë që Princi George është veshur me stil të njëjtë sikurse babai i tij, Princi William.

Ai është fotografuar në pagëzimin e motrës së tij, Princeshës Charlotte, i veshur me një veshje të ngjashme sikurse babai i tij i cili ka qenë duke e vizituar xhaxhin e tij Harry në spitalin ku ai është lindur.

Sikur të mos mjaftonte ngjashmëria mes tij dhe babait në pamje, veshjet e ngjashme shtojnë edhe më shumë ngjashmërinë ndërmjet tyre.

Ngjarjet po vazhdojnë të zhvillohen edhe këtë fundjavë për të kremtuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës Elizabeth II.