Princi Philip ndoshta është tronditur paksa pas një aksidenti që e pësoi ditën e enjte, mirëpo kjo nuk e ka frikësuar për t’u ulur sërish prapa timonit.
Duka i Edinburghut i është kthyer vozitjes, madje pa rrip sigurie, pas më pak se 48 orësh nga aksidenti.
Prince Philip seen behind the wheel two days after crash https://t.co/DQ44qIkJ2J
— BBC News (UK) (@BBCNews) January 19, 2019
Ditën e enjte, Land Roveri i 97-vjeçarit ishte përplasur me një Kia në afërsi të pronës mbretërore Sandringham – shkruan metro.co.uk.
Princi kishte thënë se drita e diellit e kishte penguar në momentin e aksidentit, ndërsa kësaj radhe është parë me syze për të mos i ndodhur e njëjta gjë.
Prince Philip, 97, has been spotted driving a replacement Land Rover, just 48 hours after his vehicle overturned in a car crash https://t.co/5nWUPlbv2R pic.twitter.com/UECnMZiFEU
— ITV News (@itvnews) January 19, 2019
Mediat britanike kanë raportuar se Philip nuk kishte pësuar asnjë lëndim në aksidentin e 17 janarit. Ai ishte çuar në këmbë dhe pas kontrollit mjekësor ishte konstatuar se ishte në gjendje të mirë.
Vozitësja e automjetit Kia, 28 vjeçare, ishte lënduar në gju, derisa nëna e saj, 48 vjeçare, e kishte pësuar thyerje në parakrah. Një foshnje nëntëmuajshe që po ashtu ndodhej në automjet ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë lëndim.
Edhe mbretëresha Elizabeth II ishte kritikuar për vozitje pa rrip sigurie me Range Rover, vetëm një ditë pas aksidentit të burrit të saj. /Telegrafi/
https://twitter.com/thebadgecko/status/1086709250183909377