Pallati Buckingham njoftoi se princi 97-vjeçar Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi pothuaj se një muaj më parë u përfshi në një aksident trafiku ku u lënduan dy gra.
Buckingham bëri të ditur se “pas shqyrtimit me kujdes, burri i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht solli vendimin të dorëzojë patent shoferin”.
Ai ishte pranë timonit të Land Rover-it pranë pronës mbretërore Sandringham në lindje të Anglisë, kur më 17 janar u përplas në një makinë tjetër.
Philip pati nevojë për ndihmë që të dalë nga rruga e përmbysur por kaloi pa lëndime.
Dy gratë, të cilat ishin në makinën tjetër, pësuan lëndime të lehta ndërsa foshnja dy muajsh kaloi pa kurrfarë lëndimi. /Telegrafi/