Të martën më 28 maj, Naltmadhnia e Tij Leka II, do të shpallet anëtar nderi në Klubin Rotarian Prishtina New Born.
Nalmadhnia e Tij Leka II, që është pasardhës i familjes mbretërore shqiptare Mbreti Zogu
Princi Leka i Shqipërisë është i vetmi fëmijë i Lekës së parë, Princit të Kurorës së Shqipërisë.
Princi Leka ishte një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe në të kaluarën ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Presidencën Shqiptare. Më 30 nëntor 2011, ai arriti në krye të Shtëpisë së Zogut, mbretit titullar të shqiptarëve pas vdekjes e babait të tij.
Ndërsa, Rotary Club Prishtina New Born është klubi i katërt në kryeqytet i cili në fokus ka edukimin duke promovuar kulturën dhe artin.
Rotariani është një iniciativë e komunitetit rotarian shqiptar e cila synon të promovoj vlerat dhe parimet rotariane, frymën mbi të cilën Rotaria shkrihet në komunitet, projektet dhe aktivitetet të cilat i implementojnë klubet rotariane, etj.
Po ashtu synimi i tyre është informimi i saktë dhe i shpejtë i rotarianëve dhe jo rotarianëve me historikun, strukturën organizative, vend takimet dhe oraret e klubeve si dhe projektet kombëtare dhe ndërkombëtare të rotarisë.
Aktivitetet e para rotariane në Kosovë kanë filluar në vitin 2000 në Gjakovë, ndërsa Rotary klubi i parë i pranuar zyrtarisht në Kosovë është Rotary klubi i Pejës i zyrtarizuar në vitin 2005. Deri në fund të vitit 2018 në Kosovë janë themeluar gjithsej 14 klube Rotary./Telegrafi/