Telegrafi

Princi Harry zbuloi se cili është emri i tij i vërtetë: Nuk e di se përse të gjithë më thërrasin kështu

Princi Harry

Duka i Sussex është një nga njerëzit më të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar, që në moshë shumë të re mediat dhe qytetarët e Britanisë së Madhe kanë qenë të vetëdijshëm për gjithçka që i ndodh dhe çfarë bën, që nga vdekja e nënës, Princeshës Diana e deri në martesën me Meghan Markle.

Monarku është përfshirë në një sërë polemikash pasi dha dorëheqjen nga jeta mbretërore.

Tani Princi Harry ka zbuluar se cili është emri i tij i vërtetë.

Princi Harry

Duka dhe Dukesha e Sussexit morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të WellChild, një shoqatë e fëmijëve të sëmurë që ata sponsorizojnë, por për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ata nuk mund të shkonin personalisht kështu që tani Harry zhvilloi një takim në internet me fëmijët.

Lexo po ashtu Princi Harry dyshohet se e tradhtoi Meghan Markle me modelen Sarah Ann Macklin?

Gjatë bisedës me fëmijët, Duka tregoi si quhet për habinë e të gjithëve: “Unë quhem Henry, por të gjithë më thërrasin Harry, nuk e di pse”.

Emri i plotë i Dukës së Sussex është: Henry Charles Albert David, askund nuk shfaqet Harry.

Meghan dhe Princi Harry

Familja dhe miqtë e ngushtë janë të vetmit që e quajnë Henri.

Edhe në eventet mbretërore emri i tij bëhet i njohur, për shembull ftesa për fejesën e tij: “Lartësia e tij mbretërore Princi Henry i Uellsit dhe zonja Meghan Markle”. /Telegrafi/

Princi Harry