Telegrafi

Princi Harry vrapon që t’iu dal në ndihmë fëmijëve të pastrehë (Foto)

Mëngjesi i sotëm i princit Harry nuk ka qenë i zakonshëm, si i ditëve të tjera.

Ai kishte vendosur që së bashku me anëtarët e “The Running Charity” t’i bashkohen maratonës së vrapimit në rrugët e Londrës.

Kjo iniciativë është realizuar me qëllim të promovimit të kësaj gare të vrapimit, fitimet e së cilës shkojnë për bamirësi.

Kjo maratonë së cilës iu bashkua edhe princi Harry, mbledhë para për të ndihmuar të rinjtë për të gjetur strehim dhe stabilitet. /Telegrafi/

Princi Harry vrapon që t’iu dal në ndihmë fëmijëve të pastrehë