Princi Harry veshi uniformën e tij ushtarake gjatë një vigjiljeje për Mbretëreshën Elizabeth II pasi mori leje speciale nga Mbreti Charles III për ta veshur atë.
Ai u shfaq përkrah vëllait të tij, Princit William, gjersa mbanin uniformat me shifra mbretërore.
Uniforma e Williamit mori vëmendje pasi mbante shifrat me inicialet “ER” në pjesën tek shpatullat, ndërsat e Harryt jo.
“Ai është zemërthyer”, tha një mik për Sunday Times të Londrës. “Të heqësh inicialet e gjyshes është shumë e qëllimshme”.
Aq i “shkatërruar” ishte ai, tha miku, saqë princi gati veshi një kostum për të shmangur “poshtërimin”.
Një person i brendshëm shtoi se një veshje alternative ishte në shqyrtim – por pranoi se shifra “ER” ishte hequr me të vërtetë nga uniforma e Harryt.
Princi, i cili u largua nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe iu hoqën titujt e nderit ushtarak, fillimisht i ishte ndaluar të vishte uniformën.
Mbreti me bazë në Kaliforni, një veteran ushtarak i dekoruar që shërbeu në Afganistan, veshi një kostum kur ecte pas arkivolit të Mbretëreshës në fillim të kësaj jave.
Duka i Sussexit mori pjesë në një gardë nderi 15-minutëshe së bashku me të vëllanë dhe gjashtë nipërit e tjerë të Mbretëreshës të shtunën në mbrëmje.
Ai fillimisht u pa i veshur me uniformën në makinë gjatë rrugës për në shërbim dhe më pas u kap duke qëndruar pranë arkivolit të gjyshes së tij.
Fëmijët e Princeshës Anne, Peter Phillips, Zara Tindall, vajzat e Princit Andrew, Princesha Beatrice, Princesha Eugenie dhe fëmijët e Princit Eduard, Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn gjithashtu qëndruan pranë tyre.
Të premten u raportua se mbreti Charles III kishte anuluar dekretin dhe kishte dhënë leje që djali i tij dhe vëllai i tij, Princi Andrew, të mbanin uniformat e tyre ushtarake gjatë vigjiljeve për Mbretëreshën Elizabeth II në Westminster Hall.
62-vjeçari dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2019, pas një interviste në Newsnight në lidhje me Jeffrey Epstein. /Telegrafi/