Site icon Telegrafi

Princi Harry tash nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin e tij

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto by Dominic Lipinski – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Javën e kaluar Princi Harry dhe dukesha e Sussexit, Meghan Markle, u bënë prindër për herë të parë. Çifti mirëpriti në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Këto ditë, Harry la djalin e porsalindur Archie dhe gruan e tij, Meghan, në shtëpi për të shkuar në Oksford për shkak të obligimeve të tij, duke përfshirë një vizitë në një qendër të veçantë që ishte vizituar dikur edhe nga nëna e tij e ndjerë, princesha Diana.

Princi vizitoi edhe Spitalin e Fëmijëve të Oksfordit, ku u takua me fëmijët. Ai është mbrojtës i WellChild që ka të bëjë me bamirësinë për fëmijët e sëmurë rëndë në Britani të Madhe.

Foto: Toby Melville – WPA Pool/Getty Images/Guliver

Gjithashtu gjatë vizitës, princi bisedoi me fëmijët që marrin trajtim, stafin që kujdeset për ta si dhe mësuesit që i përkrahin.

Javën e kaluar, Harry tregoi për mënyrën se si lindja e djalit të tij Archie i ka dhënë atij një fokus dhe qëllim të ri në jetë, madje ai nuk mund ta mendojë jetën pa të. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto by Dominic Lipinski – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

 

Exit mobile version