Site icon Telegrafi

Princi Harry shpreson se Meghan do t’i sjell në jetë një vajzë

Princi Harry ka zbuluar se çfarë gjinie shpreson të jetë fëmija i parë që do të sjell në jetë bashkëshortja, Meghan Markle.

Pjesëtari i oborrit mbretëror të Britanisë së Madhe u tha fansave në shtetin australian se shpreson që të jetë prindër i një vajze.

Harry po ndiqte një ngjarje të çiklizmit kur një anëtar i audiencës thirri: “Urime, shpresoj se është një vajzë”.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Getty Images)

Në një video të postuar në Twitter, princi mund të dëgjohet duke u përgjigjur “Po, edhe unë!”

Harry ndoqi një numër ngjarjesh gjatë fundjavës pasi që u kumtua lajmi se zeshkania është rreth katër muaj shtatzënë.

Lexo po ashtu Meghan Marklet i ndalohet më të udhëtoj me aeroplan, 22 persona do të kujdesen për të gjatë procesit të lindjes

Duke dhe Dukesha, të cilët nisën turneun e tyre vjeshtor 16-ditor në Australi të martën e kaluar, do të vizitojnë edhe Fixhin, Tongën dhe Zelandën e Re.

Ndryshe, “Invictus Games: është një ngjarje ndërkombëtare sportive që organizohen nga viti 2014, ku ka në fokus veteranët dhe invalidët e luftërave. /Telegrafi/

Exit mobile version