Nëse traileri për Oprah Winfrey dhe Princ Harry “The Me You Can’t See” është ndonjë tregues i serisë së plotë, është e sigurt që do të jetë i fuqishëm.
Dokumentari i Apple TV + përmban histori nga njerëz të të gjitha shtresave, duke ndarë eksperiencat e tyre të shëndetit mendor nga Lady Gaga deri te një djalë i ri refugjat sirian, Fawzi.
“Në të gjithë botën, njerëzit kanë një lloj dhimbje mendore, psikologjike, emocionale”, thotë Oprah në trailer.
When it comes to mental health, we all have a story to share. In the US alone, 1 in 5 people suffer from some form of mental illness. & on any given day, YOU may not feel 100%. Which is why Prince Harry and I have partnered together for #TheMeYouCantSee: https://t.co/Hmd7mnJwYy
— Oprah Winfrey (@Oprah) May 17, 2021
“Çfarë fjalësh keni dëgjuar rreth shëndetit mendor?”, pyet Princi Harry. “I çmendur”.
“Të jesh në gjendje të thuash ‘kjo është ajo që më ndodhi’ është thelbësore”, shton Oprah.
“Unë nuk e tregoj këtë histori për veten, e kam kaluar atë dhe njerëzit kanë nevojë për ndihmë”, thotë Lady Gaga.
Princi Harry, i cili ka qenë i hapur për përvojën e tij me shëndetin mendor, gjithashtu do të tregojë historinë e tij.
This trailer is just a glimpse of the powerful stories you’ll hear, from @ladygaga to @DeMar_DeRozan to other people from around the world whose names you may not know but whose brave stories will deeply resonate with you.
— Oprah Winfrey (@Oprah) May 17, 2021
“Të marrësh vendimin për të marrë ndihmë, nuk është shenjë e dobësisë. Në botën e sotme, më shumë se kurrë, është një shenjë e forces”, vazhdoi Duka i Sussex.
Dokumentari përmban imazhe të Harryt në moshën 12 vjeçare e po ashtu flet edhe për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana. Pika në të cilën ai ka thënë se filloi të vuante nga depresioni.
Our hope is that you’ll watch the series and will be empowered to reach out to friends and have these conversations with grace and empathy. All episodes are available this Friday, May 21 on @AppleTV+ #MentalHealthAwarenessMonth
— Oprah Winfrey (@Oprah) May 17, 2021
“The Me You Can Not See” do të dalë në Apple TV + më 21 maj. /Telegrafi/