Site icon Telegrafi

Princi Harry nuk është i kënaqur me nofkën e re që i ka dhënë bashkëshortja

LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Prince Harry and Meghan Markle attend the Invictus Games Reception at Australia House on April 21, 2018 in London, England. (Photo by Alastair Grant - WPA Pool/Getty Images)

Princi Harry dhe Meghan Markle tani edhe zyrtarisht janë udhëheqës dhe udhëheqëse e Susexit.

Edhe pse e kanë fituar këtë titull, ata prapa derës janë i njëjti Harry dhe Meghan.

Dhe ndërsa ne të gjithë e dimë se Harry e quan gruan e tij Meg, ish-ylli i serialit “Suit” ka zbuluar në dasmë se Harryn e thërret me nofkën “princi im”, shkruan britanikja The Sun.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Getty Images)

Por duket se Duka ka një tjetër pseudonim që e ka marrë nga bashkëshortja dhe siç shkruajnë mediat amerikane, ai nuk është i lumtur për këtë fakt.

Miku i Meghanit, Bajrony Gordon i dha pseudonimin Haza, e cila kujtojmë se është emër i zakontë për kafshët shtëpiake.

Bajroni gjithashtu zbuloi për publikun se si janë në realitet çifti mbretëror prapa derës së mbyllur.

“Kalimi i kohës me Harryn është sikur të ulesh me një mik në një shtrat dhe të pish çaj”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version