Telegrafi

Princi Harry lë Meghanin me Archien e vogël në shtëpi, dhe shoqëron Princeshën Anne në martesën mbretërore të kushërirës

Princi Harry dhe Princesha Anne në dasmën e Gabriella Windsor (Foto: Steve Parsons - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Mbretëresha Elizabetë, Princi Philip, Duka i Sussex-it, Princesha Anne dhe Middletons udhëhoqën ardhjen e miqve dhe kolegëve të nuses mbretërore, Zonjës Gabriella Windsor dhe dhëndërit Thomas Kingston për martesën e tyre sot.

Princi Harry u shfaq vetëm 12 ditë pas lindjes së djalit të tij, Archie, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ai mbërriti në dasmë i shoqëruar nga Princesha Anne, e cila është e martuar me vëllain e Gabriellës, Lordi Frederick.

Princi Harry, Princesha Anne, dhe Princi Edward duke shkuar së bashku në dasmën mbretërore të  Gabriella Windsor (Foto:Frank Augstein – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Harry u shoqërua gjithashtu nga xhaxhai dhe tezja e tij, Earl e Wessex në martesën e kushërirës së tij, që po mbahet në Pallatin Wisdor.

Mbretëresha u largua në një makinë me Princin Philip kur Duka i Edinburgut bëri një paraqitje të rrallë publike pas daljes në pension të tij në vitin 2017.

Mbretërorët e tjerë me kapelë sot përfshinin Sarën, Dukeshën e Yorkut me ish-bashkëshortin e saj, Princin Andrew dhe vajzën e tyre, Princeshën Beatrice me të dashurin e saj Edoardo Marpelli Mozzi.

Princi Harry shoqërohet nga Princesha Anne, e cila është e martuar me vëllanë e Gabriella Winsdor, Lord Frederick (Foto: Frank Augstein – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Pippa Middleton, e cila është kunata e Princit William u shfaq gjithashtu mjaft tërheqëse teksa shkonte në dasmë

Ndërkohë, nusja Gabriella Windsor mbërriti shumë shpejt, e veshur me një vello të dizajnuar nga stilisti i famshëm italian Luisa Beccaria. Ajo arriti në kishë me një veturë të verdhë, shoqëruar nga i ati isaj.

Pamje nga Dasma Mbretërore (Foto: Frank Augstein – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Kjo përndryshe është martesa e tretë mbretërore brenda një viti. /Telegrafi/

Fotografia martesore e Thomas Kingston dhe Gabriella Windsor (Foto: Chris Jackson – WPA Pool/Getty Images/Guliver)