Mbretëresha Elizabetë, Princi Philip, Duka i Sussex-it, Princesha Anne dhe Middletons udhëhoqën ardhjen e miqve dhe kolegëve të nuses mbretërore, Zonjës Gabriella Windsor dhe dhëndërit Thomas Kingston për martesën e tyre sot.
Princi Harry u shfaq vetëm 12 ditë pas lindjes së djalit të tij, Archie, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ai mbërriti në dasmë i shoqëruar nga Princesha Anne, e cila është e martuar me vëllain e Gabriellës, Lordi Frederick.
Harry u shoqërua gjithashtu nga xhaxhai dhe tezja e tij, Earl e Wessex në martesën e kushërirës së tij, që po mbahet në Pallatin Wisdor.
Mbretëresha u largua në një makinë me Princin Philip kur Duka i Edinburgut bëri një paraqitje të rrallë publike pas daljes në pension të tij në vitin 2017.
Mbretërorët e tjerë me kapelë sot përfshinin Sarën, Dukeshën e Yorkut me ish-bashkëshortin e saj, Princin Andrew dhe vajzën e tyre, Princeshën Beatrice me të dashurin e saj Edoardo Marpelli Mozzi.
Pippa Middleton, e cila është kunata e Princit William u shfaq gjithashtu mjaft tërheqëse teksa shkonte në dasmë
Ndërkohë, nusja Gabriella Windsor mbërriti shumë shpejt, e veshur me një vello të dizajnuar nga stilisti i famshëm italian Luisa Beccaria. Ajo arriti në kishë me një veturë të verdhë, shoqëruar nga i ati isaj.
Kjo përndryshe është martesa e tretë mbretërore brenda një viti. /Telegrafi/