Figurat kryesore publike si Jennifer Lopez, Princi Harry dhe Presidenti Joe Biden, bashkuan forcat gjatë fundjavës për të inkurajuar barazinë e vaksinave të coronavirusit në një koncert masiv në Kaliforni.
Koleksioni i yjeve dhe udhëheqësve u mblodhën të dielën mbrëma si pjesë e ngjarjes masive të “Vax Live: The Concert to Reunite the World” në SoFi Stadium në Ingleëood, Kaliforni.
Shumë komentuan se kjo ngjarje ishte e para e këtij lloji në Kaliforninë Jugore që kur pandemia filloi mbylljen e tubimeve të mëdha në mars të vitit 2020. Ngjarja do të transmetohet më 8 maj në ABC, ABC News Live, CBS, YouTube dhe iHeartMedia.
Koncerti përfshinte shfaqje nga Lopez, Eddie Vedder, Foo Fighters, J Balvin dhe HER.
Ben Affleck, Chrissy Teigen, Jimmy Kimmel, Sean Penn dhe David Letterman u shfaqën si folës të ftuar specialë.
Të gjithë në audiencë u vaksinuan plotësisht. Mediet dhe stafi duhej të tregonin një test negativ të COVID-19 para se të hynin në stadium.
Global Citizen tha se 53.8 milionë dollarë zotime filantropike dhe të korporatave ndihmuan në blerjen e gati 10.3 milionë doza, duke tejkaluar qëllimin për fushatën Vax Live.
Princi Harry tha se sigurimi i vaksinave në të gjithë globin është i domosdoshëm, veçanërisht në vendet më të varfra. Ai tha se po qëndron solidar me Indinë, e cila po përjeton një valë të dytë ‘shkatërruese’ të virusit.
“Vaksina duhet të shpërndahet te të gjithë kudo”, tha Duka i Sussex. Ai së bashku me gruan e tij Meghan po drejtojnë një përpjekje për të mbledhur para për programin e ndarjes së vaksinave COVAX, i cili shpreson të prodhojë 19 miliardë dollarë për të paguar vaksinat për punonjësit mjekësorë”.
Çdo performancë muzikore i bënte gjërat të dukeshin pothuajse si normale me të pranishmit që qëndronin në vendet e tyre krah për krah, ndërsa të tjerët kërcenin me maskat e tyre. Disa përqafuan njëri-tjetrin me entuziazëm.
“Kur po mendoja se cilën këngë të këndoja sonte, m’u kujtua kënga që ajo më këndonte si foshnjë”, tha Lopez, e cila më vonë interpretoi hitin e saj të vitit 2016 “Ain’t Your Mama”.
Eddie Vedder shtoi se koncerti ishte ‘shija e parë e jetës që të gjithëve na ka munguar’ për më shumë se një vit. /Telegrafi/