Site icon Telegrafi

Princi Harry flet për herë të parë pasi u bë baba: Ishte një eksperiencë e pabesueshme

Princi Harry (Foto: Getty Images)

Princi Harry foli për herë të parë pasi u bë baba i një djali që e solli në jetë bashkëshortja e tij.

Princi ka qenë prezent në lindjen e djalit të tij edhe pse ishte spekuluar se do të jetë në një udhëtim zyrtar.

Ai ka pohuar se është shumë i emocionuar dhe se djali ka lindur i shëndosh gjersa nëna dhe fëmija janë mirë.

Meghan Markle dhe princi Harry (Foto: Ben Birchall – WPA Pool / Getty Images/Guliver)

“Unë jam shumë i emocionuar t’ju njoftoj se së bashku me Meghanin jemi bërë me një djalë në fillim të mëngjesit, një djalë shumë të shëndetshëm. Nëna dhe fëmija janë mirë, kjo ishte përvoja më e vështirë që mund t imagjinoja. Të dy jemi të entuziazmuar dhe shumë mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetja që secili na ofroi, ishte e pabesueshme dhe desha ta ndaj me të gjithë “, tha Harrye.

Meqenëse foshnja lindi pak para terminit, çifti nuk kishte kohë të mjaftueshme për të menduar për emrin e foshnjës.

“Ne ende po konsiderojmë se çfarë emri do të jetë. Ne do të shohim më shumë gjasa gjatë dy ditëve të ardhshme, ashtu siç kemi planifikuar”, tha Princi Harry. /Telegrafi/

Exit mobile version