Princi Harry harxhoi më shumë se 9,000 euro për një dhuratë për nipin e tij, Luo, i cili u pagëzua dhe bleu edicionin e parë të librit “Winnie the Pooh”.
Libri u botua në vitin 1926 dhe më pas u shtypën 30,000 kopje.
Këtë libër dhuratë për nipin e tij, Harry e bleu në një librari të rrallë me emrin “Peter Herrington” në Londër.
“Një nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë së lumtur të Harryt, është leximi i tregimeve nga nëna e tij para gjumit, ajo i pëlqente klasikët dhe Harry filloi të ruante në një bibliotekë të vogël librat e tij”, tha shoku i tij në një deklaratë.
Harry është një fans i madh i librave për fëmijët.
Ai veçanërisht pëlqen shkrimtarin A. A. Milne, dhe libri i tij i preferuar është ‘Robinson Kruso’ i Daniel Defoes.
Louis është i pesti në rreshtin e fronit dhe është pagëzuar në kishën mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit. /Telegrafi/
Nice christening gift! Prince Harry spends £8,000 on a first edition of Winnie the Pooh for his nephew. https://t.co/7sCNZ1Ijw6 pic.twitter.com/4qdy9BLnjR
— AbeBooks (@AbeBooks) July 9, 2018