Telegrafi

Princi Harry dhe Meghan uruan duke publikuar fotografi të fëmijës së tyre

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Princi Harry dhe Meghan Markle i kanë uruar ndjekësit e tyre në Instagram për Vitin e Ri me një video të veçantë që e mbushën me fotografi të vitit 2019.

Fotografia e parë dhe e mbuluar në video është një fotografi e Archie të vogël që nuk e kemi parë deri më tani, dhe mendohet se ka origjinën në Kanada disa ditë më parë.

Aty, përkatësisht, çifti mbretëror kalon pushimet e Krishtlindjes, transmeton KosovaPress.

“Ne ju dëshirojmë të gjithëve një Vit të Ri dhe ju falënderojmë për mbështetjen tuaj. Ishte e mrekullueshme të takoheshim në të gjitha pjesët e botës këtë vit të kaluar.

Nuk mund të presim për takimet e ardhshme më 2020, vit i cili le të sjellë shëndet dhe lumturi”, kanë shkruar Harry dhe Megan, të cilët falënderuan grupin “Coldplay’ që i lejoi ata të përdorin muzikë për video.