Telegrafi

Princi Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë

(FOTO: Richard Pohle - WPA Pool/Getty Images)

Princi Harry dhe dukesha e Sussex-it mirëpritën fëmijën e tyre të parë, i cili është djalë.

Djali më i famshëm i momentit, peshon 3 kilogramë e 17 gramë, ndërsa njoftimin për ardhjen e tij në jetë e kanë bërë zyrtarisht në profilin e tyre në Instagram.

“Dukesha dhe fëmija janë mirë, dhe çifti falënderon anëtarët e publikut për përkrahje të përbashkët gjatë kësaj kohe shumë të veçantë në jetën e tyre. Më shumë detaje do të ndahen në ditët e ardhshme”, shkruan ndër të tjerash në postimin e tyre.

Ditë më parë thuhej se Princi Harry nuk do të jetë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij të parë për shkak të një udhëtimi që kishte në Holandë.

Ndryshe, çifti u martuan me 19 Maj në një ceremoni ku pas pesë muajsh, u dha lajmi se Meghan ishte shtatzënë me fëmijën e parë. /Telegrafi.com/