Telegrafi

Princi Harry dhe Meghan Markle do të bashkohen me familjen mbretërore këtë pranverë

Meghan Markle dhe Princi Harry thuhet se do të bashkohen me familjen mbretërore këtë pranverë – një vit pasi u tërhoqën si anëtarë dhe u transferuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Sunday Times, Duka dhe Dukesha e Sussex planifikojnë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në qershor për të marrë pjesë në Trooping of the Color, paradën vjetore të ditëlindjes së Mbretëreshës.

Festa do të shënojë ditëlindjen e 95-të të Mbretëreshës Elizabeth dhe do të jetë festa e parë kombëtare që nga fillimi i pandemisë në mars.

Foto: Tang/Wire Image

“Plani aktual është që parada e ditëlindjes së mbretëreshës të festohet në Londër në normalitet, me pranimin se mund të ketë nevojë të përshtatet ose të zvogëlohet, varësisht nga udhëzimet që janë në fuqi në atë kohë”, tha një burim mbretëror për Times. “Por aspirata dhe dëshira përfundimtare është ta realizojmë atë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meghan Markle

Për shkak të bllokimeve në vitin 2020, Trooping of the Color vitin e kaluar u zhvillua në Castle Windsor në vend të Pallatit Buckingham dhe ishte një çështje shumë më e vogël.

Hera e fundit që Markle dhe Harry bënë një paraqitje publike si anëtarë të familjes mbretërore në Angli ishte më 9 mars 2020.

Foto: Getty Images

Ata tani jetojnë në Montecito, Kaliforni, me djalin e tyre një vjeçar, Archie. /Telegrafi/