Site icon Telegrafi

Princi Harry dhe Meghan Markle nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 112 milionë euro me ‘Netflix’ për serialin e ri

Gjashtë muaj pasi ata lanë Familjen Mbretërore, Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë për të bërë seri televizive, filma dhe programe për fëmijë për ‘Netflix’.

Industria e filmit presin që Harry dhe Meghan të fitojnë më shumë se 100 milionë funte (112 milionë euro) nga kontrata shumëvjeçare. Por çfarë lloj përmbajtje do të prodhojnë ata në të vërtetë?

DailyMail ka zbuluar shumë sekrete për të cilat ekipi i prodhimit i quajtur ‘MegFlix’ po punon fshehurazi.

Ky serial do të flasë edhe për momentin e vështirë kur çifti morën vendimin për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi montazh, të realizuara në mënyrën për të treguar se si do të dukeshin çifti Sussex si pjesë e ndonjë seriali të famshëm botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version