Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle do të mbahet të shtunën më 19 maj të vitit të ardhshëm.
Lajmi konfirmohet nga Pallati Kensington, ku pas shumë raportimeve të mediave u caktua data e martesës.
Qifti kanë konfirmuar fejesën e tyre muajin që shkoi, përderisa kanë treguar që ceremonia do të zhvillohet në Kishëzën St George në Kështjellën e Windsor.
Familja Mbretërore do të paguaj dasmën, duke përfshirë shërbimin, muzikën, lulet dhe pritjen, shkruan KlanK.
Pallati Kensington ka konfirmuar që Harry dhe Meghan do të kalojnë Krishtlindjet së bashku me Mbretëreshën në Sandringham.
Megan Markle është komentuar shumë si person jo ideal për Princin Harry.
Ndryshe, Princi Harry ishte gjithnjë pjesë e aferave mediatike në tabloidet angleze për romancat e tij.