Telegrafi

Princi dhe princesha vizitojnë klubin e West Ham, dhurata për dy fëmijët e tyre (Foto)

Princi William dhe Kate kanë vizituar West Ham London Stadium, ku në këtë vend diplomuan 150 trajner të sportit.  

Duka dhe dukesha e Cambridge, ishin së bashku edhe me princ Harryn, ndërsa takuan trajnerin Slaven Bilic, kapitenin Mark Noble dhe sulmuesin Javier Hernandez.

Noble i dhuroi Williamit dhe Katet dy fanella për fëmijët e tyre.

Në fanella ishin emrat e tyre George dhe Charlotte dhe numri i moshës, 4 dhe 2.

William njihet si fans i Aston Villas, dhe nuk dihet se a do t’i shohim fëmijët e tij me këto fanella.

Për ketë edhe zëvendës presidenti i klubit Karren Brady, bëri shaka: ‘Ngjyrat e duhura, skuadra e gabuar”, pasi Aston Villa mban o të njëjtat ngjyra.

Në këtë takim ishte prezentë edhe trajnerja  e tenisit Judy Murray, nëna e tenistit të fanmshë Andy Murray.

Ajo falënderoi familjen mbretërore që morën pjesë duke thënë që janë inspirim dhe do t’i ndihmojnë gjeneratat e reja të kyçen më shumë në sport. /Telegrafi/