Site icon Telegrafi

Princi Charles flet për herë të parë për lindjen e vajzës së Princit Harry dhe të Meghan Markle: Një lajm shumë i gëzueshëm

Princi Charles ka folur për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të Princit Harry dhe të Meghan Markle, vajzës Lilibet.

Princi i Uellsit bëri një turne në fabrikën e BMW në Britani të Madhe të martën, ku edhe adresoi lindjen e mbesës së tij, Lilibet Diana, teksa bëri një fjalim në lidhje me zhvillimin e automjeteve me bateri.

“Zhvillimi i teknologjisë si automjetet elektrike është jetik për ruajtjen e shëndetit për brezat e ardhshëm, diçka për të cilën jam shumë i vetëdijshëm sot, pasi kohët e fundit jam bërë gjysh për herë të pestë”, njoftoi Charles, 72 vjeç.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: AP)

Sipas Ship, babai i Harry shtoi : “Një lajm i tillë me të vërtetë kujton nevojën e vazhdimit të inovacionit në këtë fushë – veçanërisht rreth teknologjisë së qëndrueshme të baterisë – që u kemi lënë trashëgim nipërve dhe mbesave tona”.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mirëpritur fëmijën e dytë të premten.

Lexo po ashtu Mbretëresha Elizabeth II thuhet se do të jetë e pakënaqur me zgjedhjen e emrit të vajzës së Princit Harry dhe Meghan Markle, mes akuzave për familjen mbretërore

U raportua se foshnja dhe fëmija ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe tanimë ishin kthyer në shtëpi.

Meghan Markle dhe Princesha Elizabeth II (Foto: AP)

Lilibet është fëmija i dytë i çiftit. I pari, Archie, është tani dy vjeç.

Foshnja është e teta me radhë në fronin britanik.

Deri më tani nuk është publikuar akoma një imazh i foshnjës së porsalindur.

Princi Charles, Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Duka dhe Dukesha e Sussex në intervistën me Oprah në mars hodhën akuza të rënda për familjen mbretërore, me ç’rast kanë prishur raportet në mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version