Telegrafi

Princi Charles e takon Ritën para se të vijë në Kosovë

Këngëtarja e famshme Rita Ora ka takuar Princin Charles të Mbretërisë së Bashkuar në ceremoninë “Prince’s Trust Celebrate Succes Awards” në Londër.

Vëmendja e medieve ndërkombëtare ishte te paraqitja e bukuroshes në tepihun e kuq dhe takimi i saj i shkurtër me Princin e Walesit.

Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 – 19 mars 2016.

Lartmadhëria e Tyre do të ndërmarrin një sërë angazhimesh në Kosovë për të festuar pajtimin dhe dialogun ndërfetar, si dhe përpjekjet e njerëzve nga Kosova dhe Britania për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Walesit në Kosovë (ai vizitoi Kosovën në vitin 1999) ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwallit.