Site icon Telegrafi

Princesha holandeze mund të martohet me një grua dhe të bëhet mbretëreshë

Martesa e të njëjtit seks është e ligjshme në Holandë që nga viti 2001, por gjithnjë është supozuar se ajo nuk mund të zbatohet për kurorën pasi do të duhej të kishte një trashëgimtar të fronit.

Tani kryeministri në detyrë, Mark Rutte e ka bërë të qartë se çdo mbret apo mbretëreshë mund të martohet me një person të së njëjtës gjini.

Trashëgimtari i fronit holandez, Princesha Amalia, mbush 18 vjeç në muajin dhjetor, raporton bbc.

Rutte tha se gjithçka kishte të bënte me “situata teorike”, por mbretëresha tjetër mund të martohej me një grua.

“Prandaj kabineti nuk sheh që një trashëgimtar i fronit ose mbreti duhet të heqë dorë nëse ai ose ajo do të donte të martohej me një partner të të njëjtit seks”, shpjegoi ai në përgjigje të një pyetjeje të shkruar në parlament nga partia e tij.

Si fëmija më i madh i mbretit Willem-Alexander, e ardhmja e Princeshës Amalia ka qenë nën shqyrtim, me një libër gjatë verës duke ngritur çështjen se çfarë mund të ndodhë nëse ajo zgjedh të martohet me një partner të të njëjtit seks.

Libri nuk spekuloi mbi jetën personale të princeshës dhe nuk ka asnjë indikacion për ndonjë martesë në pritje. Amalia pritet të shkojë në universitet vitin e ardhshëm dhe ajo ka refuzuar të ardhurat mbretërore që i takojnë ndërsa është studente. /Telegrafi/

Exit mobile version