Një burim i afërt me familjen mbretërore i ka thënë revistës ‘Life & Style’ se Dukesha e Cambridge dhe burri i saj Princi William, kanë njoftuar familjen se janë në pritje të fëmijës së tretë për Krishtlindje.
Ndërkohë, thuhet se më i lumturi ishte Princ Harry, i cili kishte kërcyer nga gëzimi.
33 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve nuk mund të ishte më e lumtur. Djali i tyre George është dy vjeç ndërkohë e bija Charlotte ka vetëm 7 muaj.
“Kate dhe William gjithmonë kanë dashur të kenë familje të madhe. Por ata nuk e kanë pritur se fëmija i tretë do të vinte kaq shpejt”, tha burimi.