Telegrafi

Prince Double H në mbrojtje të Mavrajt (Foto)

Reperi i Double G Army, Hyseni apo i njohur si Prince Double H, ka folur fjalë shumë të rënda në drejtim të Milaim Zekës, në mbrojtje të Mërgim Mavrajt.

Milaim Zeka ishte plot kritika për Mërgim Mavrajn me një foto të tij nga koha kur ishte te Greuther Furth e ku festoi me birrë (pasi që u pa se refuzoi fanellën e kombëtares me logon e Birra Peja).

Shikoni foton: Mavraj dikur festonte me birrë, sot e kundërshton atë

Megjithatë, ky postim i Milaim Zekës ka nervozuar keq Hysenin e Double G.

Për reperin gjilanas Milaim Zeka po gabohet, sepse Mavraj në atë kohë nuk ka qenë “i udhëzuar drejt”.

Lexoni më shumë: Mavraj flet pasi refuzoi logon e birrës në fanellë dhe tregon arsyen pse bëri këtë

Më tej, ai porosit Milaim Zekën që të mos merret me njerëz që nuk “ia vnojnë veshin” .

Ja postimi i plotë i Hysenit Double H: