Gjesti nuk ka dyshim se gjatë këtyre ditëve është kthyer në një personazh shumë të dashur e të pëlqyer nga publiku.
Se ai ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm, kjo gjë tashmë është parë në bazë të përkrahjes së madhe në rrjete sociale.
Ai u mbështet nga një sërë yjesh të famshëm, të cilët i dolën në krah në bazë të situatave që u krijuan në BBVA.
E së fundmi përkrahje ka marrë edhe nga princi i Shqipërisë, Leka, në një postim që ndau në InstaStory.
“Me Gjestin”, ka qenë përshkrimi që ka ndarë në Instagram – ku numëron afro 70 mijë ndjekës.
Princi duket t’i ketë parë dinamikat që u zhvilluan mbrëmë (e martë) në BBVA dhe jo më kot bëri reagimin.
Gjesti po vazhdon të jetë një nga lojtarët më të fortë brenda, ku ka pasur raste të ndryshme për vetëm një javë sa është brenda. /Telegrafi/