Princi Harry ka qenë së fundmi në Britani për funeralin e xhaxhait të tij Lord Robert Fellowes, siç edhe u raportua gjerësisht nga mediet e huaja.
Duka i Sussexit, që hoqi dorë nga titujt mbretërorë, qëndroi me dajën e tij Charles Spencer në Althorp House, shtëpia e fëmijërisë së Princeshës Diana.
Në shërbimin e funeralit në kishën e Shën Marisë në Norfolk, ishte i pranishëm edhe Princi William.
Sidoqoftë, siç raportojnë mediet e huaja, ata nuk folën me njëri-tjetrin.
“Shumë njerëz u befasuan kur panë që erdhi Harry”, tha një person i cili ishte i pranishëm aty.
“Ai ishte në formë të mirë dhe mund ta dalloje se ishte shumë i lumtur që po shihte të gjithë”, potencoi tutje ai.
Në anën tjetër, burimet i thanë US Sun se Harry dhe William kishin shkuar në mënyrë diskrete dhe e kishin mbajtur distancën me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/