Telegrafi

Princ Harry në lidhje me këngëtaren Ellie Goulding

Princ Harry raportohet se është në lidhje me këngëtaren Ellie Goulding.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se dyshja është parë së bashku në Audi Polo Challange dhe nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.

Anëtari i familjes mbretërore dhe krijuesja e hitit “Anything Could Happen” vazhdimisht kanë shkëmbyer mesazhe flirtuese në javët e fundit.

Harry, 31-vjeçar, dhe Ellie, 29, janë shok për disa vjet dhe janë afruar edhe më shumë kur këngëtarja performoi në martesën e Williamit, vëllait të Harryt. /Telegrafi/