Telegrafi

Princi Harry ndjek hapat e princeshës Diana në Angola

Princi Harry (Foto: Dominic Lipinski - Pool /Getty Images/Guliver)

Princi Harry i Britanisë së Madhe ka ecur në hapat e nënës së tij të ndjerë, Diana, në vendet e minierave të Angolës, gjatë ditës së pestë të udhëtimit të tij në Afrikë.

Harry, në bashkëpunim me organizatën britanike të bamirësisë “Halo Trust”, vizitoi një fushë të çminuar në qytetin Dirico.

Ai ndihmoi personalisht në shkatërrimin e një prej minave të mbetura në tokën e vendit të Afrikës Jugore, transmeton KP.

Princi Harry (Foto: Dominic Lipinski – Pool /Getty Images/Guliver)

Gjatë qëndrimit treditor në Angolë, duka i Sussexit do të vizitojë qytetin verior të Huambos, ku princesha Diana u fotografua duke përshkuar një fushë të minuar në vitin 1997.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Princi Harry

Më pas, Harry do të udhëtojë në një qendër ortopedike që vizitoi Diana, e cila do të riemërohet pas saj. Harry vizitoi dje qytetin e Botsvanës duke ndihmuar 200 fëmijë të mbillnin pemë të reja në rezervën e pyjeve Chobe, për të luftuar ndryshimin e klimës.

Prince Harry (Foto: Dominic Lipinski – Pool /Getty Images/Guliver)

Harry është në një vizitë 10-ditore në Afrikën e Jugut, së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan Markle dhe djalin e tyre katër muajsh, Archie.

Pas Angolës, Harry do të udhëtojë për në Malawi e më pas do të ribashkohet me Meghan në Afrikën e Jugut më datë 1 tetor, një ditë para përfundimit të udhëtimit të tyre në Johanesburg.