Princ Harry dhe djali i sapolindur i Meghan Markle, Archie, janë në fronin e shtatë britanik, por prindërit e tij kanë vendosur t’i japin atij një fëmijëri normale.
Çifti i cili me 19 maj feston përvjetorin e tyre te parë, tashmë kanë ndërmarrë masa për të siguruar që fëmijët e tyre të udhëheqin një jetë tipike.
Këtu përfshihet edhe largimi nga pallati Kensington në favor të një shtëpie dhe duke vendosur që Archie të mos i jepte titullin mbretëror.
“E shoh këtë fëmijë duke u bërë krijues dhe duke bërë shumë vepra artizanale, duke luajtur lojëra. Ne të gjithë u rritëm me këto aktivitete, dhe vetëm për shkak se ky foshnjë do të jetë mbretërore nuk do të thotë se ai nuk do të bëjë të gjitha ato gjëra argëtuese”, ka thënë një burim për People.
Ndryshe, princ Harry dhe dukesha e Sussex-it u bënë prindër për herë të parë javën e kaluar, të cilët mezi po presin të fillojnë një jetë të re vetëm me djalin e tyre.
Duka i Sussex-it pas një udhëtimi që bëri për në Oksford javën e kaluar, kishte thënë se tashmë nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin e tij. /Telegrafi/