Telegrafi

Princ Harry feston ditëlindjen e 36-të, Williams dhe Kate zgjedhin fjalët më të mira për të

Princ Harry, Williams dhe Kate Middleton (Gettyimages/Guliver)

Princi William dhe Kate Middleton kanë bërë një dedikim të veçantë në rrjete sociale.

Një postim i natyrës së tille i është adresuar princit Harry, i cili gjatë ditës së sotme (e martë) feston ditëlindjen e 36-të, shkruan Mirror.

Fotografia të cilën ata e ndanë shfaqte treshen në një garë vrapimi, ku bashkëngjitën edhe një përshkrim.

(Foto: PA)

“Të urojmë ditëlindjen sot Princ Harry”, kanë shkruar ata.

Ani pse Harry tash e një kohë është larguar nga familja mbretërore për të jetuar në Amerikë, familja mbretërore ka uruar atë për më të mirat.

Së fundmi ka pasur edhe spekulime të tilla që Williams dhe Harry nuk kanë raporte të mira mes vete.

Kjo vjen pasi Megan Markle dhe bashkëshorti i saj u ndjenë të lënë pas dore nga procesi mbretëror.

Sidoqoftë, çifti tashmë është duke jetuar në një rezidencë prej 11 milionë dollarë në Santa Barara të Kalifornisë. /Telegrafi/