Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle dhe princi Harry janë duke planifikuar të bëjnë një tur në Afrikë, i cili do të zgjasë disa javë.
Ky udhëtim thuhet se do të bëhet për arsye bamirësie, edhe pse duka dhe dukesha nuk i kanë zbuluar akoma datat se kur do të nisen drejt shtetit afrikan. Vendet të cilat do vizitohen nga çifti janë Malawia, Angola si dhe Afrika e Jugut.
Të njëjtën gjë vite më parë e kishte bërë edhe nëna e princit Harry, Princeshë Diana, e cila përpara se të ndërronte jetë, kreu disa shërbime bamirësie në Afrikë.
Dyshja mbretërore do të marrin me vete edhe djalin e tyre, Archie, i cili erdhi në jetë para një muaji.
Kujtojmë që çifti u martuan me 19 maj të vitit 2018, ndërsa këtë vit ishte përvjetori i parë i martesës së tyre.
Princ Harry dhe Meghan vazhdojnë të jenë tejet të komentuar për shkak të aktiviteteve që zhvillojnë çdo ditë. /Telegrafi/