Telegrafi

Princ Harry dhe Meghan Markle janë vendosur në shtëpinë e re

Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Lisa Maree Williams/Getty Images/Guliver)

Kanë kaluar vetëm dy javë që nga lindja e djalit të Meghan Markle dhe princit, Harry, Archie Harrison, ndërsa çifti mbretëror është vendosur në një shtëpi të re me pesë dhoma, 25 kilometra larg Pallatit Kensington.

“Shtëpia e tyre është shumë e mirë dhe e ngrohtë. Energjia është shumë më e mirë se në pallatin Kensington”, ka thënë një burim për People.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meghan Markle

Prindërit e rinj thueht janë shumë të lumtur. Zhvendosja në Windsor “është gjëja më e shëndetshme që kanë bërë”, një mik i afërt i tyre ka thënë për revistën People.

Shtëpia e Princ Harry (Foto: Frogmore Cottag)

Thuhet se është vend i përsosur për t’i argëtuar të gjithë ata që shkojnë në vizitë, bazuar në kopshtin dhe natyrën që i rrethon.

Përndryshe, dyshja u martuan me 19 maj të vitit 2018, ndërsa këtë vit ishte përvjetori i parë i martesës së tyre. /Telegrafi/