Telegrafi

Prilepi nën ujë (Foto)

Paralajmërimet dhe frikët e djeshme nga përmbysjet sot me sa duket bëhen realitet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Reshjet e shumta të shiut gjatë ditës së sotme kanë bërë që qyteti dhe rajoni i Prilepit të gjendet nën ujërat e akumuluara të shiut.

Shiu  dhe stuhia kanë shkaktuar dëme ndaj kulturave bujqësore në këtë rajon, por janë regjistruar edhe dëmtime të shtëpive./Telegrafi/