Pamjet që supozohet se tregojnë liderin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin në Afrikë, janë shfaqur në një kanal në Telegram.
Videoja po shpërndahet nga mediat ruse dhe është hera e parë që ai shihet qartë në pamje që nga rebelimi jetëshkurtër në muajin qershor.
Më parë, ne pamë një video teksa Prigozhin shihej në një kamp të Wagnerit në Bjellorusi, raporton skynews.
Prigozhin published the first video since the failure of the rebellion
The head of PMC "Wagner" recorded a video from Africa and said that he "performs there the tasks that we promised to solve". The terrorist also called for volunteers to join the PMC to "defend the freedom of… pic.twitter.com/9ibXb5c30S
— NEXTA (@nexta_tv) August 21, 2023
Në këtë filmim të fundit, lideri i mercenarëve thotë se grupi “po punon” dhe “gjithçka po shkon sipas planit”.
Wagner “po kryen operacione zbulimi dhe kërkimi, duke e bërë Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet”, thotë ai.
Ish-kuzhinieri i Vladimir Putinit shton se plani është që Afrika të bëhet “edhe më e lirë” dhe të sjellë “drejtësi dhe lumturi për popujt afrikanë”.
Wagner është akuzuar për një sërë krimesh lufte në Afrikë. Human Rights Watch më parë tha se grupi kishte ekzekutuar dhe zhdukur me forcë disa dhjetëra civilë në Mali. /Telegrafi/