Dobrivoje Jovanoviq, ndihmës i personit që iu bie kambanave, ditën e festës së Krishtlindjeve ortodokse u sulmua nga popi Rangjel Deniq. Ai thotë se kjo ndodhi gjersa po shiste qirinjtë në oborr të Kishës.
Ankesa karshi Deniqit ka edhe Petar Sentiq që punon si ndihmës në kishën e Kërmjanit.
Mirëpo, këto akuza po i quan gënjeshtra prijësi fetar. Ai tregon që ditën e festës, Dobrivoje Jovanoviq kishte ardhur duke e kërcënuar se kinse prifti ka folur keq për të, derisa ky duke dashur ta ndalë të thotë këto që ky i quan gënjeshtra, pa dashje i kanë rrëshqitur duart në fytin e Jovanoviqit.
Prijësi ortodoks po dyshon se personat që e kanë provokuar kanë ardhur me urdhra të dikujt tjetër, me qëllim largimin tij nga ky vend. /Klan Kosova/
https://youtu.be/Cl_HR9gjd0I