Telegrafi

Prifti e zhyt dhunshëm në ujë foshnjën para syve të ëmës, gjatë një ceremonie pagëzimit në Qipro

Ky është momenti kur një prift në mënyrë të dhunshme e zhyt në ujë një djalë të vogël, derisa e ëma e tij ishte tmerruar në këtë ceremoni të pagëzimit në Qipro.

Pamjet e priftit që në një farë mënyrë e fut dhunshëm foshnjën në ujë në ceremoninë e pagëzimit në Limassol, janë bërë temë diskutimi, transmeton Telegrafi.

Madje përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se këmbët e foshnjës vazhdimisht godisnin pjesën anësore të enës së metaltë, derisa prifti po e zhyste në ujë.

E ëma e tij Ntina Shitta thotë se prej asaj kohe djali i saj ka mbetur i skuqur dhe i shokuar, duke akuzuar priftin për veprimet e tij.

Këmbët e vogëlushit godasin disa herë enën e metaltë e prifti as që e vërente një gjë të tillë. Për këtë prindërit e vogëlushit janë ankuar në kishë pas ceremonisë – ku si pasojë djali i vogël ka pasur shumë skuqje nëpër trup.

“Prifti goditi foshnjën time, të gjithë i bërtisnim të jetë më i kujdesshëm, por ai na përgjigjej vazhdimisht se është përgjegjës për pagëzim. Djaloshi mbeti me skuqje të shumta nëpër trup. Prifti na e prishi ditën tonë më të bukur”, ka deklaruar e ëma.

E gjatë një interviste televizive, prifti i ka kërkuar falje familjes, duke mohuar kategorikisht se kishte vepruar qëllimisht – duke e lënduar vogëlushin. /Telegrafi/