Site icon Telegrafi

PriFest shpalos programin e parë, projektet e përzgjedhura në garën ‘Best Pitch’

Foto: Instagram

Edicioni i 14-të i PriFest-it vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projektet filmike që janë në fazën e para-produksionit.

Kjo mundësi vjen në kuadër të PriFORUM – Prishtina Film Forum, platforma rajonale e industrisë filmike e festivalit PriFest.

10 projekte nga rajoni do të kenë mundësi të garojnë për çmime tëndryshme, përfshi atë kryesorin ‘Vanessa Redgrave Award for Best Pitch’.

Projektet e përzgjedhura rajonale për këtë vit janë:

1. EMBRYO – Producer: Marija Perovic, Director:Masa Sarovic, Montenegro;

2. HERON FLIES NORTH – Producer: Bojan Kanjera, Director: Zvonimir Munivrana, Croatia;

3. THE SWEDISH CLUB – Producer: Enea Gramo, Director: Iris Elezi, Albania;

4. FOUR FUNERALS AND A WEDDING – Producer: Maja Kecojevic, Director: Nikola Mijovic, Montenegro;

5. DAUGHTER – Producer: Eki Rrahmani, Script: JetonKulinxha, Kosovo;

6. SHE WHO REMAINS – Prod/Director: Kostadin Bonev, Script: Irena Ivanova, Bullgaria;

7. LAST EXIT – Producer: Mumin Jashari,Director: Bekim Guri, Kosovo;

8. THE SKIN OF A DOG – Producer: Agim Halili, Director: Redi Treni, Albania;

9. BATTLE OF THE HEDGEHOGS – Producer: Ftesa Hazrolli, Director: Tayfur Aydin, Turkey;

10. THE SECRET OF BARE HILL – Producer: Bogdan Jonchevski, Director: Igor Aleksov, North Macedonia.

Besnik Krapi, bashkëdrejtues i PriForum-it me këtë rast tha: ’’Këtë vit interesimi për pjesmarrje në garën Best Pitch të PriForum-it ka qenë jashtëzakonisht i madh. Janë përzgjedhur 10 projekte, që mendoj se kanë një potencial të madh që në të ardhmen të shfaqen si filma nëpër festivale të ndryshme gjithandej botës’’.

Gjithashtu, në këtë edicion do të jenë edhe 8 projekte për Best Pitch nga Odesa Film Festival – Ukrainë, në kuadër të bashkëpunimit të festivaleve Odesa dhe PriFest, iniciativë e drejtoreshës së ndjerë të PriFest, Vjosa Berisha, dhe ky edicion i dedikohet kujtimit dhe nderimit për të.

PriFORUM do të mbahet në datat 22-24 shtator, ndërsa PriFest do të mbahet me 20-25 shtator.

Exit mobile version