Telegrafi

PriFest 13 shpalos imazhin dhe publikon datat për këtë vit

Edicioni i 13-të i PriFest është konfimuar se do të mbahet këtë vit përkundër situatës me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga faqja e tyre zyrtare në Facebook, të cilët njëherësh kanë ndarë edhe datat e festivalit.

Festivali njoftohet se do të mbahet në datat 24-29 gusht, ku edhe sivjet do të sjellë shumë risi – filma të mirë, mysafirë e aktivitete të shumta.

Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“PriFest edicioni i 13-të këtë vit do të mbahet në datat 24-29 gusht 2021 në mënyrë fizike për pjesën më të madhe dhe me disa aktivitete specifike online.

Imazhi i festivalit edhe për këtë vit është pregatitur nga kompania partnere e festivalit Project Graphics e cila pothuajse ҫdo vit ka fituar ҫmime ndërkombëtare me dizajnet e posterit të PriFest. Këtë vit dizajni është pregatitur duke përdorur numrin 13 me një dizajn shumë tërheqës si më poshtë:

Si ҫdo vit, PriFest planifikon të sjell shumë risi në qytet, filma të mirë, mysafirë të shumtë, aktivitete, ëorkshope, mbrëmje muzike etj.
PriFest është i vetmi festival në Kosovë që përveҫ shfaqjes së shumë premierave të filmave të metrazhit të gjatë, dokumentar e të shkurt nga rajoni dhe bota, organizon edhe shumë aktivitete për industrinë e filmit dhe aktorët.

Kjo mundësohet në kuadër të plaformës rajonale PriForum që deri më sot ka përkrahur rrugëtimin e suksesshëm të shumë filmave Kosovarë në disa nga festivalet më prestigjioze si dhe ka ofruar shumë mundësi netëork-u për producentët dhe filmbërësit kosovarë me shumë distributorë, shitës filmash, producentë evropian, selektorë festivalesh, drejtor kastingu etj.

Andaj ne ju ftojmë që të na ndiqni në rrjetet tona sociale për të kuptuar se cilët ekspertë të huaj, filmbërës dhe aktorë pritet të vijnë dhe ҫfarë do të sjell PriFest këtë vit!”. /Telegrafi/