Australiania Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë.
Atletës 27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.
Edhe pse mes vështirësive, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.
Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kajakun e saj.
“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” ka shkruar australiania në postimin e saj.
Një mënyrë e çuditshme nga ana e saj, mirëpo në fund ia doli të fitonte garën që ia siguroi medaljen e bronztë. /Telegrafi/
Previene ETS y también ayuda a ganar medallas olímpicas. 😉 #Tokyo2020
Jessica Fox #AUS arregló su kayak con un preservativo y GANÓ EL 🥉 en #CanoeSlalom pic.twitter.com/QrTX1YL8k0
— Andrés Yossen 🇦🇷 ⭐🌟⭐ (@FinoYossen) July 30, 2021