Enki Bracaj është bërë shumë e njohur për prezantimin e saj ‘të ekspozuar’, ndërsa për të kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore.
Është spekuluar se prezantuesja i ka thënë ‘po’ një ofertë për të pozuar për revistën e famshme Playboy.
Tabloidi britanik, Daily Mail, raportoi se Enki është larguar nga puna pikërisht për shkak të pranimit të kësaj oferte, mirëpo ajo ka mohuar të jetë shkarkuar.
“Për të gjithë ata/ato, që spekulojnë se mua më kanë pushuar nga puna, i informoj: ‘Askush nuk më ka pushuar, për arsye të ndryshme unë e kam lënë punën disa ditë më parë dhe për këtë vendim nuk ka ndikuar asnjë ofertë qe unë kam marrë’. Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar prezantuesja në Facebook. /Telegrafi/