Site icon Telegrafi

Prezantuesja shqiptare pranon intervenimet në hundë dhe në buzë, ndërsa thotë se femrat ofrojnë seks për gjëra shumë të vogla (Video)

Vajza e aktores Rita Lati, Roza, tashmë ka bërë emër në ekranin televiziv si prezantuese. Ajo ka bërë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale falë imazheve që përzgjedh të publikojë.

Së fundmi, prezantuesja ka bërë një intervenim në hundë dhe këtë e ka pranuar publikisht, ndërsa gjatë pjesëmarrjes në emisionin Oktapod e ka komentuar këtë gjë.

Lexo po ashtu Roza Lati vjen me fotosesion të ri (Foto)

Por, ka thënë se është e kënaqur me fizikun e saj dhe nuk e ka në plan që ta zmadhojë gjoksin. Nga ana tjetër, ka treguar se më herët ka bërë intervenim edhe në buzë.

Një temë që ka prekur përballë Turjan Hyskës ishte edhe ajo e femrave ‘të sponsoruara’. Rita ka thënë se femrat janë të gatshme të ofrojnë seks për një veturë, çantë të shtrenjtë, telefon, por edhe për gjëra shumë më të vogla (këtë pjesë mund ta dëgjoni pas minutës 10:40). /Telegrafi/

Exit mobile version