Listës së të famshmëve të infektuar me coronavirus së fundmi i është bashkuar edhe një tjetër personazh publik.
Fjala është për moderatoren e njohur nga Shqipëria, Lei Kraja, e cila njoftoi se është prekur me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Duke qenë se edhe neve na kapi coronavirusi, do bëjmë emisionin nga shtëpia”, ka thënë Kraja në një postim që ka ndarë me fansat.
E njëjta nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj, vetëm se po qëndron e izoluar në shtëpi.
Theksojmë që ditën e sotme (e hënë) në Shqipëri janë shënuar 567 raste të reja dhe tetë të vdekur. /Telegrafi/