Site icon Telegrafi

Prezantuesja me gjasë mendonte se kishte një pushim reklamash, por shikuesit mund ta shihnin atë duke “gjurmuar” në telefonin e saj

Një prezantuese e BBC NEWS është kapur duke “kontrolluar” në telefonin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Annita McVeigh, veprimi i së cilës është komentuar shumë pas “incidentit epik që panë shikuesit”.

Prezantuesja thuhet se në atë moment nuk ishte në dijeni se ishte drejtpërdrejt në TV.

Annita dukej se kishte përshtypjen se kishte një pushim reklamash, por shikuesit mund ta shihnin atë duke “gjurmuar” në telefonin e saj.

Një nga komentuesit ka shkruar: “Momenti kur Annita filloi të kontrollonte telefonin e saj, filloi të më kapte paniku”.

Një i dytë shkroi: “Kjo është kaq qesharake”. /Telegrafi/

Exit mobile version