Telegrafi

Prezantuesja e Supersport feston – Elmira Sadrija duket atraktive për ditëlindjen e 22-të

Ajo është një prej prezantueseve që shpejt u bë një prej emrave të kërkuar të skenës.

Elmira Sadrija shpejt arriti të bëhet prej personazheve më atraktive televizive, fillimisht në Klan Kosova.

Së fundmi ajo ka kaluar në Supersport, ku drejton emisionin “Minuta Shtesë” që transmetohet në platformën më atraktive televizive, IPKO.

Ky hap në karrierën e saj ndodhi në prag të ditëlindje së 22-të të cilën bukuroshja po e feston më e lumtur se kurrë.

Së paku kështu duket në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ajo realizoi një sesion me rastin e ditëlindjes.

Plot sharm dhe atraktive, Elmira duket se është gati të pushtojë botën e televizionit duke u shfaqur tejet atraktive.

“Jam falënderuese për secilën ditë të jetës time, një vit tjetër kakaluar dhe një i ri ka filluar. Mrekullia e jetës është një dhuratë nga Zoti, kështu që lutem me fjalë falënderuese”, ka shkruar bukuroshja në rrjetin social në Instagram.

Aktualisht Elmira besohet se është ‘single’. /Telegrafi/