Pandemia Covid-19 tashmë është duke u shfaqur në vende të ndryshme të botës, duke prekur kështu edhe familjarë të figurave publike.
Susanna Reid, e cila prezanton së bashku me Piers Morgan, nuk do të shfaqet për një kohë në emision, pasi që njëri prej anëtarëve të familjes së saj ka rezultuar të ketë simptoma të kësaj pandemie, shkruan Daily Mail.
Për shkaqe të sigurisë, prezantuesja e “Good Morning Britain” ka vendosur që të izolohet në shtëpinë e saj.
Përmes një postimi në Twitter, 49-vjeçarja ka theksuar se gjendja momentale e saj është në rregull, por që i duhet të izolohet.
“Tani jam mirë, por për shkak të rekomandimeve do të izolohem për dy javë për shkak të simptomave në familjen time”, ka shkruar Reid.
I am currently well but due to the new advice today I will be self-isolating for two weeks due to symptoms in my household. Stay well everyone ♥️
— Susanna Reid (@susannareid100) March 16, 2020
Numri i të vdekurve nga pandemia COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 55, ndërsa më shumë se 1.500 persona kanë rezultuar pozitiv, 171 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit. /Telegrafi/