Telegrafi

Prezantuesja alivanoset në skenë, publiku e duartroket (Video)

Zhang Han nga Kina, ka qenë së bashku me një koleg të saj, duke prezantuar në një emision për gjetjen e talenteve, kur ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar.

Megjithëse 26-vjeçarja u alivanos, publiku nisi ta duartrokas, duke menduar se kjo ishte pjesë e shfaqjes, transmeton Telegrafi.

Vetëm pak momente më vonë i dolën në ndihmë, duke parë se gjendja e saj nuk është në rregull.

Mësohet se ajo është këndellur, ndërsa alivanosja erdhi si pasojë e lodhjes së madhe nga puna dhe rënies së  sheqerit në gjak. /Telegrafi/