Telegrafi

Prezantuesit e lojës së fatit në Britani mbetën të habitur, në vend të përgjigjes – nga telefonuesja ‘morën’ klithma të filmave për të rritur

Mëngjesin e sotëm, prezantuesit e programit të mëngjesit në një televizion të Britanisë së Madhe, mbetën të habitur gjatë lojës shpërblyese.

Në fakt Rochelle Humes dhe Craig Doyle po udhëhiqnin lojën shpërblyese “rrota e fatit”, kur një dëgjuese u telefonoi për të marrë pjesë në lojë, transmeton Telegrafi.

Kur ata i kërkuan asaj një përgjigje para se të fillonin të sillnin rrotën e fatit, për disa sekonda mbretëroi heshtja dhe krejt befasisht filluan të dëgjohen disa klithma nga filmat për të rritur.

“Nuk e di se çfarë ishte kjo por më pëlqeu”, tha Cragi me një dozë shakaje, derisa kolegia e tij mbeti me fytyrë të skuqur – duke propozuar që të tejkalohet ky moment i sikletshëm.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar në rrjetet sociale dhe për pak minuta janë bërë virale. /Telegrafi/